Media greke: Ky është amerikani që do ta drejtojë dialogun e Kosovës e Serbisë

Diplomati amerikan dhe njohësi i mirë i Ballkanit Philip Reeker, i cili do ta pasojë Wess Mitchellin në vendin e ndihmësit të sekretarit të shtetit përgjegjës për Evropë e Euroazi ka ardhur në këtë post me bekimin e ambasadës amerikanë në Greqi, shkruan Crisismonitor.gr.

Pos se do të forcojë marrëdhëniet ndërmjet Greqisë e ShBA-ve, media greke thekson se Reeker po ashto do të drejtojë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe konsolidimin e doktrinës së re gjeoekonomike të ShBA-vë në Lindjen e afërt e në Mesdheun lindor.

Philip Reeker (54) ka qenë zëdhënës i ambasadorit të ShBA-ve Christopher Hill dhe në bisedimet për Kosovën në Rambouillet. Ndryshe, është person që e njeh mirë Ballkanin Perëndimor./gazetametro.net

SHPËRNDAJE