Mediat ndërkombëtare shkruajnë për aksionin e ROSU-së në veri

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për aksionin e Njësisë Speciale në veri nga kyu kanë mbetur një numër i madh i zyrtarëve e qytetarëve të arrestuar.

“Tas” raporton se forcat e armatosura të Serbisë, sipas urdhrit të presidentit Vuçiq, janë vendosur në gjendje të gatishmërie për gjendjen në veri.

Kurse Reuters shkruan se “një veprim anti-kontrabandë po zhvillohet në një pjesë të Kosovës që është kryesisht e banuar me serb”

Agjencia italiane “Ansa” raporton se sot herët në mëngjes në veri të Kosovës, populluar shumicë serbe, njësitë speciale të policisë ROSU ka hyrë në veri të Kosovës ku kanë arrestuar 13 anëtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, agjencia ruse Tass njoftoi se forcat e armatosura të Serbisë, me urdhër të presidentit Vuçiç, të vendosur në gatishmëri të plotë për shkak të situatës në veri.

Reuters thotë se veprimi “anti-kontrabandë” është në progres në një pjesë të Kosovës, e cila është e mbizotëruar kryesisht nga serbët. Dhjetëra serbë u arrestuan nën dyshimin për kontrabandë të mallrave.


Reuters transmeton deklaratën e Policisë së Kosovës se anëtarët e saj “u përballën me rezistencë të armatosur”.

Ndryshe liderët e vendit kanë bërë thirrje për qetësi të situatës në vend. Për këtë ka reaguar edhe KFOR./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE