Mediat serbe: Edhe një shtet tërheq njohjen e Kosovës, i dyti brenda 10 ditëve

Në mediat serbe, gjatë ditës së sotme është publikuar një shkrim, ku pretendohet se edhe një shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për Republikën Nauru, një vend ishullor në Oqeanin Paqësor. Për tërheqjen e njohjes nga ky shtet raporton gazeta serbe Kurir, duke mos dhënë detaje të tjera.

Republika Nauru është një vend i vogël ishull në Mikronezi, në verilindje të Australisë. Ai është ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën, qysh në prill të vitit 2008.

Kujtojmë se vetëm 10 ditë më parë, Serbia pretendoi se edhe shteti i Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, ky lajm u cilësua si gënjeshtër nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Në anën tjetër Serbia ka paraqitur notën diplomatike ku tregon se Republika e Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE