Mediat serbe shkruajnë për ‘ndalimin’ e Haradinajt në Austri

Daut Haradinaj, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe vëllai i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar dhe pastaj liruar nga autoritete e qeverisë austriake, shkruan Tanjug. 

Siç shkruan Tanjug, Daut Haradinaj është arrestuar në bazë të një urdhëri të lëshuar nga Serbia.

Ngjashëm ka shkruar edhe Telegraf rs. Ky medium, duke cituar mediat kosovare ka shkruar për ndalimin e Haradinajt në Austri.

Telegraf shkruan se më 4 janar të vitit 2017 në bazë të një urdhri të lëshuar nga Serbia, u arrestua edhe tashmë kryeministri i Kosovësë, Ramush Haradinaj aeroportin Moulhouse./Gazeta Blic

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE