Mediat serbe shkruajnë për plakun shqiptar të cilit i pikin lotët teksa luan Lahutën

Me një Lahutë të vjetër në dorë dhe lotët që i binin teksa luante atë, Jonuz Delaj nuk po mund ta pranonte vendimin e UNESCO-s se ky instrument, (sipas UNESCO’s) është një thesar kombëtar i Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Ai e ‘goditë’ atë aq shumë saqë nuk mund t’i ndalë as lotët e tij, shkruajnë mediat serbe.

Ai ka rrëfyer gjatë bisedës se lahuta ka qenë pjesë e pandarë e jetës së tij, e trashëguar brezi pas brezi nga familjarët si një vegël muzikore që i jep identitet dhe përfaqësi popullit shqiptar.

Teksa ai u ‘ngacmua’ për t’i kërkuar një mendim të sinqertë rreth vendimit të marrë nga Unesco, i prekur, tha:

“Lahutën ja u dhamë vetë, nuk na i grabitën”, duke e lënë përgjegjësinë te institucionet shqiptare përkatëse.

Ndryshe, Lahuta para disa ditësh është futur në UNESCO si instrument muzikor i Serbisë./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE