Mediat serbe shpikin rrezikun e radhës nga shqiptarët: AKSH-ja e gatshme të godas brenda Serbisë

Pas deklaratave te presidentit serb Nikolic për “luftë” me Kosovën, duke se serbet kane “dezertuar” dhe tash kanë nisur “mobilizmin” e shqiptareve ne Kosovë dhe në Ballkan, shkruajnë mediat serbe.

Sipas të dhënave të gazetës serbe “Alo” anëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare janë të armatosur deri në dhëmbë dhe trajnimi i njësive të saj kryhet gjatë natës, në vende të fshehura.

Sipas burimeve te njëjta në territorin e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë po zhvilohet fshurazi një mobilizimi dhe trajnime luftarake të ekstremistëve shqiptarë, anëtarë të organizatës AKSH.

Ata janë duke planifikuar sulme dhe sabotim!

Analist serb Sasa Borojeviç për këtë gazete serbe ka konfirmon se shqiptarët e armatosur po zhvillojnë manovra ne qendra të ndryshme sekrete dhe kane vazhduar mobilizimin e fshehtë.

“Në shtatë ditët e fundit, trajnimi natës dhe përgatitja e terroristëve që i përkasin një organizatë terroriste AKSH. Ju lutem vini re se autoritetet ndërkombëtare që nga qershori 1999 nuk janë çarmatosur ish ushtarët UÇK-së apo armë nën kontroll. Shumica e këtyre armëve kanë mbetur tek ish-anëtarët e UÇK-së. E gjithë kjo është një konfirmim se shqiptarët nuk heqin dorë krijimin e një Shqipërie të Madhe dhe nuk do të zgjedhin mjete për të bërë këtë ëndërr realitet. Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron për të qetësuar situatën, ajo duhet të çarmatos të gjithë ish-anëtarët e UÇK-së.” thotë ky analsit serb./Indeksonline/

SHPËRNDAJE