Mediumi anglez: Rashica i duhet këtij ekipi sa më parë

Ylli kosovar, Milot Rashica çdo ditë po dëshmon cilësitë e larta dhe talentin e madh që e posedon si futbollist , e për këtë janë duke u interesuar shumë ekipe euopiane.

Mediumi anglez, Soccer Souls, e publikoi një artikull duke e arsyetuar pse Crystal Palace duhet të tentojë ta transferojë sulmuesin kosovar, Milot Rashicën, gjatë afatit kalimtar të verës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në vijim.Në shkurt, anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica, ishte përfolur për një kalim te Crystal Palace.

Shqiponjat pritej të bënin ofertë për anësorin këtë verë, megjithatë s’pati interesim konkret.

Si rezultat, asnjë marrëveshje s’u arritur dhe ai mbeti në Bremen, shkruan ‘Soccer Souls’. Milot Rashica, 23-vjeçar, iu bashkua Bremenit në janar të vitit 2018, pas tri sezoneve mbresëlënëse në Holandë me Vittese Arnhem.

Kosovari e shijoi një sezon të mirë 2018/19, kur kontribuoi me nëntë gola dhe pesë asiste në 26 ndeshje.23-vjeçari e ka nisur mirë edhe sezonin e ri.

Pasi që Rashica ka qenë mbresëlënës në Bundesligë, Crystal Palace duhet ta rindezë interesimin dhe të tentojë të marrë nënshkrimin e tij sapo të hapet afati kalimtar.

Crystal Palace radhitet për momentin në pozitën e gjashtë në tabelë, pas një tjetër nisjeje të mirë në sezonin e ri të Premierligës.

Por, Roy Hodgson i ka disa probleme në skuadër të cilat duhet t’i adresojë nëse dëshiron t’i befasojë të gjithë dhe ta sigurojë një vend në Evropë sezonin e ardhshëm.

Njëra ndër këto zona është edhe sulmi, pasi që Shqiponjat i kanë shënuar vetëm tetë gola në nëntë ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Jordan Ayew ka qenë mbresëlënës, mirëpo atij i nevojitet më shumë mbështetje nga sulmuesit e tjerë të skuadrës.

Nëse Palace dëshiron me të vërtetë të jetë në top gjashtëshe këtë sezon, ata duhet ta freskojnë repartin e sulmit me transferimin e Milot Rashicës.

Ai jo vetëm që bashkëpunim të mirë me bashkëlojtarët e tij dhe bënë pasime të mençura e driblime në fazën e sulmit, mirëpo kosovari është më së shumti efektiv në kundërsulme.

Ai është bërë shumë i rrezikshëm në sulm gjatë 15-18 muajve të fundit, gjë që i konvenon Shqiponjave, që kanë nevojë për burime të reja golash.

Rashica duket se po përmirësohet me çdo ndeshje që po kalon dhe Palace do të tregohej i mençur nëse e blen atë sa më shpejt që të jetë e mundur, para se për të të interesohen edhe klubet e tjera.

SHPËRNDAJE