Meghan Markle shpërthen në lot gjatë intervistës: Nuk mund ta duroj më

Meghan Markle nuk e ka mirë marrëdhenien me mediat dhe këtë gjë e ka bërë me dije edhe së fundmi në një intervistë që ajo ka dhënë.

Ajo nuk i ka mbajtur dot lotët teksa foli në lidhje me sulmet e shumta që mediat kanë bërë kundër saj.

“Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re.

Gjithashtu të falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”, u shpreh Meghan teksa nuk i ka mbajtur dot as lotët.

Meghan Markle nuk e ka mirë marrëdhenien me mediat që kur u bë pjesë e familjes mbretërore. Shpesh herë dukesh është sulmuar nga mediat, duke pasur në fokus veprimet e saj dhe sidomos familjen e dukeshës.

Kohë e fundit, bashkëshorti i saj princ ka marrë masat. Ai ka hedhur në gjyq disa media dhe po mbron me të gjitha forcat bashkëshorten e tij.

VIDEO

SHPËRNDAJE