Melihate Tërmkolli tregon brengën e Rugovës që ia tha në takimin e fundit

Melihate Tërmkolli nga LDK ka treguar një fakt interesant në ditëlindjen e fundit sa presidenti Ibrahim Rugova ishte gjallë.

Ajo për T7 ka thënë se ishte e vetmja zyrtare të cilën e kishte pranuar në takim atë ditë, teksa zbulon për çka kishin diskutuar.

“Hera e fundit që jam takuar, e kishte ditëlindjen me 2 dhjetor 2005 dhe kam qenë kam pas privilegjin e madh që atë ditë ka mrri me më pranu veç mu në urim të ditëlindjes me 21 janar ka shku, ne e kishim edhe përvjetorin e LDK-së.

Më priti vetëm mu sepse më besoi shumë gjana. Kemi folë bukur shumë. Në atë kohë ishte një grip i shpezëve që quhej, ishte përhapë edhe e kishte një far jo frikë po shqetësim se mos po përhapet edhe te ne, ne nuk jemi shumë edhe po krijon naj telashe naj problem”, ka deklaruar Tërmkolli.

Kujtojmë se nesër bëhen 14 vjet nga ndarja e jetës e Rugovës, me ç’rast do të bëhen homazhe te varri i tij dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.

SHPËRNDAJE