Mendjet tona ‘të ndritura’ shkojnë kaq larg: Nexhmedin Spahiu tregon kur zhduket coronavirusi dhe si

Analisti nga Mitrovica Nexhmedin Spahiu ka gjetur se kur do të zhduket coronavirusi, i cili deri tani ka marr mbi 5 mijë jetë.

Spahiu, ka thënë se virusi Korona do të zhduket gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Virusi Korona do të zhduket gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Natyrisht, kjo do të ndodhë atëherë kur Zoti do t’ua ndriqojë mendjen shkencëtarëve që të zbulojnë ilaçin kundër tij”.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Virusi Korona do të zhduket gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Natyrisht, kjo do të ndodhë atëherë kur Zoti do t’ua ndriqojë mendjen shkencëtarëve që të zbulojnë ilaçin kundër tij.

Deri atëherë, Zoti udhëzon kujdes e durim. Viruset e vegjël na përkujtojnë se sa janë të rëndësishëm shkencëtarët që shpesh i përbuzin. Viruset e vegjël na përkujtojnë rëndësinë e marrëdhënieve mes njerëzve, komuniteteve etnike, fetare, racore dhe sidomos mes kombeve.

Kujtojmë, që mendime si të Spahiut, kanë dhënë edhe shumë imamë kosovarë.

SHPËRNDAJE