Mendonte se ia kishin vjedhur veturën, po kur e gjeti pas 20 viteve (Foto)

Një burrë i cili kishte raportuar vjedhjen e makinës së tij në vitin 1997 nuk u ka besuar syve kur ka kuptuar pas kaq vitesh nuk e kishte humbur.

Ai thjesht kishte harruar vendin se ku e kishte parkuar.

Ka qenë policia ajo që po shkatërronte një garazh të vjetër dhe është befasuar nga zbulimi i makinës së 76-vjeçarit.

Fatkeqësisht ajo ishte jashtë përdorimit, por të paktën ai nuk do të paguajë për të, pasi në shumicën e rasteve, kur makinat harrohen në garazhe për kohë të gjata vijnë dhe fatura për pagesë.

Ngjarja ka ndodhur në Gjermani.

SHPËRNDAJE