Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Menduh Abazi bashkë me strukturat e PDK-së në Vushtrri, kanë takuar punëtorët e sektorit privat, për të mësuar nga afër problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen ata.
“Me punëtorët e sektorit privat, diskutuam rreth problemeve dhe vështirësive që hasin ata, që tash e dekada i preokupojnë. Biseduam për programin ekonomik të PDK-së, që ne kemi hartuar, ku paga minimale e çdo punëtori do të ngritet nga 170 në 300 euro”, ka shkruar i riu vushtrrias Menduh Abazi, i cili i ka hy garës politike për deputet në Kuvendin e Kosovës, përcjell Gazeta Online Veriu.info.
Ky është postimi i plotë i Menduh Abazit
Mbrëmë me punëtorët e sektorit privat, diskutuam rreth problemeve dhe vështirësive që hasin ata, që tash e dekada i preokupojnë. Biseduam për programin ekonomik të PDK-së, që ne kemi hartuar, ku paga minimale e çdo punëtori do të ngritet nga 170 në 300 euro.
Me Partinë Demokratike në krye, zhvillimi ekonomik e posaçërisht i sektorit privat do të jenë prioriteti ynë.
Edhe njëherë u konfirmua përkrahja e pa kontestueshme për partinë më të madhe në vend. Me #HoxhajKryeministër për #rimëkëmbjen e Kosovës.