Mërgimtarët aksidentojnë edhe veturat e policisë (Foto)

Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë. Një veturë me targa të Gjermanisë, që me gjasë duhet të jetë mërgimtar, ka goditur policinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 te rrethi afër shkollës së mesme të Mjekësisë në Prishtinë.

Siç shihet në fotografi, makina e policisë ishte në brendësi të rrethit dhe goditjen e ka marr nga ana e jashtme e tij, e që dihet se ana e brendshme dhe makinat që dalin nga rrethi kanë përparësi.

Kohët e fundit ka pasur rritje të aksidenteve në Kosovë, e për të cilën gjë është parë si shkaktar rritja e fluksit të makinave nëpër rrugë në kohën kur mërgimtarët qëndrojnë për pushime.

Madje, Policia e Kosovës ka krijuar një task forcë për uljen e aksidenteve të trafikut, e cila po vërehet me shtim të patrullimit të Policisë me radare të shpejtësisë, shkruan gazetametro.net.

Ndryshe, aksidente të shpeshta ku të përfshirë janë shoferë që jetojnë në diasporë po ndodhin në Kosovë. Një prej aksidenteve më të rënda të ndodhur viteve të fundit e ku vdiqën 4 persona ishte i përfshirë një makinë me targa të huaja, e cila nga shpejtësia e madhe kishte rënë në rrethin kryesor që lidh Prishtinën me magjistralet e qendrave të tjera të Kosovës.

SHPËRNDAJE