Mergimtari arrestohet me gjithë familje, ja çfarë bëri

Disa pjesëtarë të Policisë kanë arrestuar një familje në Fushë Kosovë.

Bëhet fjalë për një mërgimtar që me familje  kishte hyrë në zonën e shëtitores me veturë.

Në këtë pjesë ku qytetarët e frekuentojnë për shëtitje, personat në fjalë kanë hyrë me veturën e tyre, ani pse shenja e vendosur aty tregon që është e ndaluar për vetura dhe biçikletë.

Siç shihet në këtë video dërguar nga një dëshmitar në vend të ngjarjes për Indeksonline, gruaja mundohet t’i rezistojë vërjes së prangave nga zyrtarët policor, derisa në anën tjetër shihet edhe burri i arrestuar.

Po ashtu, shihet edhe një prani e madhe e qytetarëve të cilët po shikojnë arrestimin në fjalë.

SHPËRNDAJE