Mërgimtari i del në ndihmë policit kosovar: Me gjithë zemër do t’ia jap 3 mijë euro për shërim

Familja e policit, Haki Gërguri, të aksidentuar dy ditë më parë në komunën e Obiliqit, nuk po mund ta përballojnë shumën financiare prej 3 mijë eurosh për shërimin e tij.

Familja kërkuan nga personat vullnetmirë që të ndihmojnë me mjete financiare, në mënyrë që të arrihet shuma e nevojshme për operimin e Haki Gërgurit e më pas trajtimin e tij të mëtutjeshëm.

E menjëherë pasi lajmi doli në media, humanizmi që kosovarët e kanë për njëri-tjetrin doli në pah. Një mërgimtar në lajmin e publikuar në faqen në Facebook të Reporterit, është ofruar që të dhurojë shumën totale prej 3 mijë eurosh për të ndihmuar policin kosovar.

Mërgimtari i cili me sa duket jetën në Zvicër, ka kërkuar nga familja që ta kontaktojnë.

“Përshëndetje, nëse qekaq Ngusht kan ardh istucionet e Kosovës, atëher und i dal në krah këtij vllau Policë.
3.000 euro me gjith zemër doja jap.

Ju lutem me kontaktoni ne Privat familja e këtij Polici….
JU FALIMINDERIT
Me Rrespekt
A. Sylqevci”, ka shkruar ai.

Ndryshe, pak më parë edhe ish deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri dhuroi shumën prej 1 mijë eurosh për shërimin e policit kosovar.

SHPËRNDAJE