Merkel kërkon të takohet në Amerikë me Vuçiqin në lidhje me Kosovën

Kancelarja gjermane Angela Merkel në fund të javës së kaluar i ka dërguar ftesë për bisedime presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Merkel e ftoi Vuçiqin për takim gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në kuadër të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Blicit serb, temë e bisedës është perspektiva dhe fillimi i dialogut Beograd-Prishtinë pas vakuumit në këtë proces.

Sesioni i 74-të vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara filloi në 17 shtator, dhe debati i përgjithshëm do të fillojë në 24 shtator, ku do të flasin të gjithë liderët botërorë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të flasë atje më 26 shtator.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjithashtu do të ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, transmeton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE