Merkel- Vuçiq, flasin për Kosovën

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përfunduar takimin me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Berlin me të cilën në konferencën për media ka folur për marrëveshjen Kosovë –Serbi, por nuk ka pranuar të thotë nëse Beogradi duhet ta njohë Kosovën për t’u anëtarësuar në BE.

Qëndrimi më i fortë gjerman deri më tani është shprehur nga kryediplomati në largim Sigmar Gabriel i cili para disa ditësh në Prishtinë ka thënë se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

As Gabriel nuk ka kërkuar njohjen nga ana e Serbisë, por vetëm që Beogradi ta pranojë ekzistencën e shtetit të Kosovës.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Por, të martën në kryeqytetin gjerman, Kancelarja Merkel ka qenë e kujdesshme me Vuçiq duke thënë se ajo nuk do të japë këshilla publike se cfarë duhet të bëjë Serbia.

Merkel ka thënë se Gjermania do të mbështes rrugën europiane të Serbisë duke thënë se negociatat për anëtarësim duhet të jenë të suksesshme me reforma të mëtejme në domenin e rendit dhe ligjit dhe sa i përket raporteve me Kosovën.

Por, a është njohja kusht për Serbinë?

“Unë nuk jam ajo që do të rekomandojë se cfarë duhet të ndodhë dhe cfarë duhet të bëhet” ka thënë Merkel.

“Iniciativa vjen nga ana e Serbisë, Presidenti i Serbisë është ai që është aktori kryesor për këtë. Ne bisedojmë për këtë dhe i mbështesim gjërat kur kërkohet mbështetja jonë. Por unë nuk dua të ndajë, aq më pak në publik” ka thënë Merkel.

Ndërkohë Presidenti i Serbisë ka thënë se para tij janë detyra dhe pengesa të vështira sic është raporti Beohrad –Prishtinë.

“Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi, që të dyja palët duhet të humbin diçka, të mos jenë të kënaqura, por për ne është zgjidhje e rëndë që Serbia të jetë humbës absolut” ka thënë Vuçiq.