Merret vendimi: Lirohen nga taksa e rrugës, të gjithë kosovarët që dërgojnë ndihma në Shqipëri

Është marrë vendimi që të gjithë personat që shkojnë në Shqipëri, për të dërguar ndihma për të prekurit nga tërmetet, do të lirohen nga pagesa e taksës në “Rrugën e Kombit”.

Lajmi është bërë i ditur nga “Maraklitë e kerreve”.

Aty është bërë e ditur se të gjithë personat nga Kosova, që nisen drejt Shqipërisë, të lajmërohen në sportelin e fundit në pikën kufitare mes dy vendeve.

Dje është hapur një debat, duke kritikuar kompaninë private shqiptare, për moslirimin nga pagesa e taksës, për personat që dërgonin ndihma nga Kosova për në zonat e prekura nga tërmetet.

SHPËRNDAJE