Merret vendimi për të ardhmen e Milot Rashicës, a do të largohet në janar nga Werder Bremen?

Milot Rashica po shkëlqen me Werder Bremenin dhe për të kanë shfaqur interesim shumë klube të njohur evropiane, por kosovar nuk do të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të janarit

Një gjë të tillë e ka konfirmuar menaxheri i vushtrriasit, Altin Lala, si dhe drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.

“Ndoshta janë të interesuar, por të them lamtumirë në dimër s’bëhet fjalë,” ka thën Lala.

Image result for milot rashica vs dortmund
Ndërsa, edhe Baumann ka konfirmuar se në janar ‘Raketa’ nuk do të lëvizë nga Werderi.

“Hapi tjetër do të vijë në një pikë. Por përfundimisht jo këtë dimër,” ka thënë Baumann.

Dortmund dhe Milan janë vetëm dy nga shumë klubet e njohura që janë të interesuar për Rashicën.

SHPËRNDAJE