Merret vendimi: Serbët e veriut nga tash do ta paguajnë rrymën e shpenzuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti dhe kryeshefi i KOSTT-it e kanë mirëpritur pavarësinë e Kosovës në rrjetin energjetik.

Republika e Kosovës do të kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.

Deri te kjo ka ardhur pasi të hënën, dje, është votuar Marrëveshja e re e Kyçjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

Rrudhat do zhduken vetëm për 9 ditë! Pa botoks, 15 vjet më e re
Sot kryeministri në detyrë Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me Shalën, e mirërpriti pavarësimin në rrjetin energjetik duke theksuar se 22 operatorë kanë votuar pozitivisht për këtë marrëveshje.

“Marrëveshja i hapë rrugë interkonëksionit me Shqipërinë. 22 operatorë kanë votuar për, dhe kanë mundësuar që ne të bëhemi të pavarur në energji”, tha Kurti.

Ndërkaq Ilir Shala, Kryeshef i KOSTT-it, tha se së shpejti do të bëhet inkasimi i shpenzimeve në veri.

“Kryeministrin e njoftuam për marrëveshjen. KOSTT-it do t’i njihen kufijtë energjetik. Mungesa e marrëveshjes ka pasur kosto në veriun e Kosovës. Pas kësaj marrëveshjeje do të operojmë të pavarur. Do të bëhet edhe fillimi i inkasimit të shpenzimeve në veri të vendit”, tha Shala.

SHPËRNDAJE