Mesazhi frymëzues i CR7 në ditët e vështira që po kalon bota

Cristiano Ronaldo ka publikuar një mesazh frymëzues në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Ylli i Juventus po qëndron në shtëpinë e tij në Portugali, mes krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Ai përmes një mesazhi, ka bërë thirrje për të qëndruar të bashkuar dhe ndihmuar njëri tjetrin.

“Kjo është një kohë e vështirë për të gjithë botën, dhe është e rëndësishme që ne të mbetemi të bashkuar dhe të mbështesim njëri-tjetrin. E tëra çfarë duhet të bëjmë është të ndihmojmë”, ka shkruar Cristiano Ronaldo në profilin e tij në Facebook, përcjell lajmi.

Ai postoi dy fotografi, njërën me flamur portugez dhe tjetrën atë italian, të vendit të lindjes dhe vendit ku luan.

SHPËRNDAJE