Mesazhi i IKSHPK-së pas tubimit të Mozzik: “Jo tubime. Virusi vret”

Reperi Mozzik të shtunën ka mbajtur një tubim në Pejë duke shpërndarë CD-në e tij më të re për fansat e tij.

Por, me këtë rast ai ka rrezikuar vetën dhe pjesëmarrësit e tjerë, duke rritur kështu mundësinë e përhapjes së COVID-19.

Sot, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë mesazh duke bërë thirrje që të mos ketë tubime të tilla.

“Jo tubime. Virusi vret”.

Kosova gjendet në një situatë shumë të vështirë nga ky virus, ku numri i përgjithshëm i të infektuar ka shkuar në 10 mijë e 247 persona, me 327 vdekje të konfirmuara deri më sot.

SHPËRNDAJE