Mesazhi i lamtumirës së James për Bryant do t’ju bëjë me lot në sy

LeBron James ka publikuar mesazhin e tij të lamtumirës pas vdekjes së Kobe Bryant.

LeBron James ka shkruar fjalët e tij të lamtumirës për Kobe Bryant.

Ylli i Los Angeles Lakers ka thënë se e kishte të vështirë t’i jepte lamtumirën e tij legjendës së klubit dhe basketbollit që humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter, së bashku me vajzën e tij, Gianna.

“Nuk jam i gatshëm por vazhdojmë. Jam ulur këtu duke u munduar të shkruaj diçka por sa herë që e nis, filloj të qaj duke menduar për ty, mbesën Gigi dhe lidhjen shoqërorë dhe vëllazërore që kishim”, shkroi LeBron në profilin e tij në Instagram.

“Të kisha dëgjuar zërin të dielën në mëngjes para se të udhëtonim për në Philadelphia për t’u kthyer në LA. Nuk e kam menduar kurrë në 1 milion vjet se do të ishte biseda e fundit që do të kishim.

Jam me zëmër të thyer dhe i shkatërruar vëllai im. Të dua vëlla i madh. Zemra ime është me Vanessan dhe me fëmijët.

Të premtoj se do ta vazhdoj trashëgiminë. Ti ke rëndësi të madhe për ne sidomos për familjen e Lakers dhe është përgjegjësi e imja të veshi këtë fanellë dhe të vazhdoj”, shtoi ai.

“Më jep forcë nga qielli lartë dhe përkujdesu për mua. Ka edhe shumë që dua të them por nuk mundem tani sepse nuk mund ta bëj. Deri në takimin tonë të ardhshëm vëllai im”, përfundoi James.

SHPËRNDAJE