Mesfushori i Kosovës shënon gol në Danimarkë

Besar Halimi ka realizuar në barazimin 3-3 të skuadrës së tij Broendby ndaj FC Nordsjaelland

Broendby ka arritur të marrë vetëm një pikë në udhëtim te FC Nordsjaelland, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21 në Superligën e Danimarkës, shkruan Gazeta Express.

Në këtë takim, realizoi edhe Besar Halimi.

Mesfushori i Kosovës shënoi golin e barazimit, për 1-1 nga pika e bardhë në minutën 29’, sfidë që përfundoi në fund me rezultatin 3-3.

Pas këtij barazimi, skuadra e Halimit renditet në pozitën e tretë me 31 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE