Meshkujt flasin: Ja 9 detajet që i bëjnë femrat të parezistueshme

Sipas meshkujve, ja cilat janë karakteristikat qe simbolizojnë këto lloje femrash. Çfarë do te thotë te jesh një femër e parezistueshme?

Asaj askush nuk mund t’i rezistoje, e njeh mirë sharmin e saj dhe di sa ta përdorë atë. Sipas meshkujve, ja cilat janë karakteristikat që simbolizojnë këto lloje femrash.

Buzëqeshja
Mos harroni kurrë se fytyra është imazhi i parë me ane të së cilës ne tregojmë veten. Një fytyrë e qeshur e shton dëshirën për t’u parë.

Të qenët vetvetja
Tregohuni siç jeni, mos u futni në lëkurën e dikujt tjetër, sepse do dilni false.

Feminiliteti
Një femër ka feminilitet, kur kujdeset dhe e respekton veten. Gjithsesi, kujdes, bëhuni të bukura, por pa u transformuar.

Parfumi
Parfumi duhet përdorur çdo ditë, por nuk duhet të teprohet kurrë me sasinë. Preferoni aromat diskrete që përputhen me moshën tuaj. Mund t’i ndryshoni parfumet edhe në bazë të stinëve. Meshkujt nuk i rezistojnë dot një femre që mban aromë të mirë.

Shikimi
Një femër e parezistueshme ka një shikim magjik dhe shpreh shumë me anë të syve. Luani me shikimin sharmant apo atë sensual.

Sensi i humorit
Një femër serioze nuk është aq joshëse për meshkujt, ndërsa një femër që bën shaka dhe buzëqesh është e parezistueshme për ta.

Besimi tek vetja
Kur keni besim tek vetja, do te thotë se keni personalitet dhe jeni të guximshme. Meshkujt e adhurojnë sigurinë tek partnerja.

Zëri
Zërin e kemi të lindur, megjithatë ne kemi mundësinë të luajmë me të. Disa pëshpëritje apo një zë i ëmbël është gjithmonë i parezistueshëm për meshkujt.

SHPËRNDAJE