Mësohet arsyeja e aksidentit të rëndë ku vdiqën dy persona – Kaluan trasenë për të shmangur autobusin e ndalur

Dy të rinjë kanë humbur jetën pas një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” në orët e para të mëngjesit. Bëhet fjalë për një 20 vjeçar, me inicialet G.G dhe një 26 vjeçar me inicialet A.B, të cilit ishin punëtorë të një kompanie që ofron shërbime të udhëtimit. Prokuroria ka konstatuar se dy personat vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.

Në orët e para të mëngjesit dy punëtorë të një kompanie që ofron shërbime udhëtimi brenda dhe jashtë Kosovës kanë humbur jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Me datë 29.06.2019 rreth orës 00:07 minuta përmes Qendrës Rajonale të Komunikimit , Policia është informuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël në afërsi të fshatin Sllapuzhan, dy persona duke kaluar mbi urën me nr. 11 në autostradë duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rëne në humnere dhe me këtë rast si pasojë kanë gjetur vdekjen”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konstatuar se dy personat vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.

Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dal nga autobusët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SHPËRNDAJE