Mësohet arsyeja e ardhjes së Unikatilit në Kosovë

Një lëvizje e tillë përbënte diçka të befasishme për fansat që e kanë parë më aktiv reperin së fundmi por jo deri në pikën që të vinte në Kosovë pa shumë zhurmë.

Ai, siç edhe u pa në videon e siguruar nga Prive.al në mëngjes, me zbarkimin pas mesnatës në Prishtinë tentoi të mos binte në sy.

E duket se arsyeja e ardhjes ka qenë e hidhur.

Prive.al ka arritur të mësojë që morti e ka sjellur Unikkatilin në Kosovë. Babai i gruas së reperit ka ndërruar jetë dhe si rrjedhojë, Viktori ka ardhur me shpejtësi për të qenë i pranishëm në lamtumirën e fundit.

SHPËRNDAJE