Mësohet arsyeja e shkarkimit të drejtorit të AKP-së

Bordi i AKP-së të premtën e shkarkoi nga pozita e drejtorit menaxhues Ekrem Hajdarin me votat e shtatë drejtorëve të këtij organi. Në AKP nuk janë deklaruar zyrtarisht për arsyet që quan në shkarkim, por mësohet se një nga arsyet që e ka quar në shkarkim Hajdarin është edhe mungesa e rezultateve në procesin e privatizimit dhe devalvimi i këtij procesi në disa aspekte.

Në kohën kur Hajdari kishte ardhur në krye të AKP-së, numri i aseteve në shitje në grup ishte shumë më i madh, 50 deri në 100 asete në cdo grup të shitjeve.

Kurse edhe numri i ofertuesve, apo investitorëve të interesuar ishte shumë i madh, vazhdimisht shkonte deri në 200 investitorë për cdo tender dhe kishte oferta thuajse për cdo njësi që ishte në shitje.

Por rezultatet thuhet se kanë shënuar rënie së fundmi. Në valën e fundit të privatizimit numri i pronave në shitje ishte 33 njësi, apo asete.

Vetëm 43 ofertues ishin gjithsej të interesuar për të gjithë këto prona, kurse gjysma e pronave që ishin në shitje nuk patën asnjë ofertë. Këto rëzultate të dobëta e në rënie mësohet se i kanë alarmuar anëtarët e Bordit.

Një arsye që thuhet se ka ndikuar poashtu është edhe pasaktësia në informata që u janë ofruar Bordit dhe opinionit.

Në vazhdimësi është thënë se Agjencia i ka larguar të gjithë uzurpatorët dhe numri pronave të uzurpuara ka rënë në zero. Mirëpo në anën tjetër vazhdimisht AKP ka nxjerrë në shitje prona që vet thotë se janë të uzurpuara. Edhe kjo e dhënë thuhet se ka ngjallur shqetësime tek Bordi.

Gjithashtu thuhet se Hajdari ka pasur vërejtje të shumta për komunikim e raporte jo të shëndosha në raport me Bordin, organin që edhe e ka zgjedhur dhe që e mbikqyrë punën e tij./bp

SHPËRNDAJE