Mësohet identiteti i të riut që e humbi jetën tragjikisht në Mitrovicë

Mbrëmë rreth orës 22:30, Mitrovica u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një i ri mbeti i vdekur pasi u hodh nga një banesë në qendër të Mitrovicës.

Metro ka marrë vesh që viktima është një 24 vjeçar nga Kukësi, e që quhej Vilson Duraku, por që jetonte me qira në Mitrovicë.

Policia akoma nuk ka informacion zyrtar se a ka rënë apo është hedhur për t’u vetëvrarë, mirëpo dihet se viktima kërceu nga kati i gjashtë dhe përfundoi në trotuarin e betonuar afër kafiterisë ‘Zippo’.

Ndërkohë, siç raportoi mbrëmë Metro, ai ishte dërguar menjëherë në spital, mirëpo ka qenë e pamundur që të shpëtohej.

Policia gjatë natës së mbrëmshme e konfirmoi vdekjen si pasoje e rënies nga një banesë, duke shtuar se hetimet janë kryer deri në orë të vona të natës.

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në banesën ngjitur me Palestrën ‘Minatori’, e cila është ngjitur me sheshin në qendër të Mitrovicës.

SHPËRNDAJE