Mësohet ministria që do ta udhëheqë Krasniqi

Koalicioni fitues PAN së bashku me Presidentin e Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacollin tashmë i kanë ndërë edhe ministritë. Ndërsa flitet që Ministria e Punëve të Jashtme do të udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, albeu.com mëson emrin që mund ta drejtojë Ministrinë e Arsimit.

Sipas burimeve kjo ministri e cila zyrtarisht i takon NISMA për Kosovën, do të udhëhiqet nga Jakup Krasniqi. “Flitet se Krasniqi do të emërohet ministër i arsimit, shkencës e teknologjisë” ka cituar ky burim.

Ndërkaq, Krasniqi nuk ka pranuar të jetë kandidat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kështu që mund të jetë një arsye më shumë për të qenë në krye të kësaj ministrie.

SHPËRNDAJE