Në orën 16:00 do të bëhet varrimi i ikonës së artit, Adem Mikullovci, përcjell GazetaBlic.
Varrimi i tij do të bëhet tek varrezat e qytetit në Arbëri.
Ndërsa, pranë Teatrit Kombëtar është vendosur fotografia e Adem Mikullovcit, ku nga ora 10:00 mund të bëhen homazhe.
Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e Adem Mikullovcit, Lumnije Mikullovci.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar,
Varrimi i të dashurit tonë Adem Mikullovci do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan/Arbëri me Ikindi në ora 16:00.
Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia ku mund të bëhen Homazhe nga ora 10:00!