Mësojeni çfarë moti do të mbajë nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, njofton IHMK.

SHPËRNDAJE