“Messi e bën të lehtë futbollin, unë ia pasoj topin dhe ai bën gjëra të jashtëzakonshme”

Lionel Messi është partneri më i përkryer që mund ta kesh në sulm falë gjithë vëmendjes që e tërheq nga skuadra kundërshtare, sipas Ousmane Dembeles, bashkëlojtarit të tij te Barcelona.

Argjentinasi dhe francezi kanë krijuar një partneritet të suksesshëm në vijën e sulmit në sezonit e dytë të Dembeles në Camp Nou, duke i shënuar 43 gola së bashku në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Dikur njeriu i Borussia Dortmundit mbase e ka mbushur boshllëkun e krijuar nga Neymari, pasi braziliani u largua në drejt të Paris Saint-Germainit në vitin 2017, në përpjekje dëshpëruese për të dalë nga hija e Lionel Messit.

Për dallim nga ai, Dembele duket shumë më i lumtur se kapiteni i tij bart barrën e përgjegjësive kundër ekipeve kundërshtare.

“Është madhështore sesi ai e bën më të lehtë futbollin”, tha Dembele për Messin.

“Unë ia pasoj topin dhe ai bën gjëra të pabesueshme. Kur ai është në fushë, është më e lehtë për një sulmues, sepse përqendrimi i rivalëve është kryesisht në të”, shtoi Dembele.

SHPËRNDAJE