Messi vendos nëse do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën (Foto)

Leo Messi do të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën, e cila skadon në vitin 2018. Dje ishte raportuar nga mediat katalunase se Leo Messi ka refuzuar të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonë.

Por, vetëm një ditë më vonë, zëvendës presidenti sportiv i Barcelonës, Jordi Mestre ka thënë se janë në fazën finale të rinovimit të kontratës së Messit.

“E vërteta është se jemi në fazën finale dhe presim shumë shpejtë që të realizohet marrëveshja për vazhdimin e kontratës së Messit”, tha Mestre për gazetarë, shkruan AS. /Express/

SHPËRNDAJE