Meta i ka dy fjalë pas takimit me Haradinajn

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, sot në Lezhë.

Përmes një statusi në Facebook, Meta tha: “Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj.

Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët”.