Miftaraj jep propozimin si të arrihet koalicioni VV-LDK

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shkruar për mënyrën se si mundet të arrihet koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Miftaraj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se VV duhet tejkaluar vetën dhe parimin për postin e Presidentit.

Ai ka thënë se ai VV duhet që të “shpërblehet” me mundësinë që të zgjedhë e para tri ministri.

Miftaraj thotë se VV dhe LDK duhet të pajtohen që kandidati për President të mos ketë afera korruptive, e gjëja më e mirë do ishte sikur të jetë kandidate grua.

Postimi i tij i plotë:

VV për interes të përgjithshëm dhe nevojës urgjente për formimin e institucioneve sipas rezultateve të 6 tetorit 2019, tejkalon veten dhe parimet e saj në raport me Presidentin.

LDK në anën tjetër si shpërblim për pozitën e Presidentit, të pajtohet që VV përveq pozitës së Kryeministrit, e para të zgjedh tre ministri.

LDK përveq pozitës së Presidentit dhe Kryeparlamentarit nga 12 Ministritë, dhe tre ministrive të zgjedhura nga VV të zgjedh dhe katër Ministri tjera.

VV nga 5 Ministritë e mbetura të zgjedh dhe tre ministritë e mbetura, dhe dy ministritë tjera të iu takojnë minoriteteve.

VV dhe LDK pajtohen që kandidati i propozuar nga LDK për President të mos ketë qenë asnjeherë i dyshuar për afera korruptive, të ketë integritet moral, personal dhe profesional të pa kontestuar. Qershia mbi tortë, do ishte që ky person të jetë grua!

Negociatat nënkuptojnë kompromis. Interesi i përgjithshëm kërkon sakrifica edhe lidhur me parime të cilat janë më se legjitime.

SHPËRNDAJE