Mikrobiologu Raka: Ja kur përfundon pandemia!

Mikrobiologu Lul Raka tha se Kosova aktualisht është në vendin e tretë në Evropë sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve me koronavirus në 100 mijë banorë.

Tutje, Raka tha se gjendja aktuale po shënon rritje të rasteve të reja dhe kjo për shkak të shumë arsyejeve.

Ndërsa, sa i përket masave të ndërmarra, Raka thotë se masat tjera për parandalim do të jenë konform situatës që do të zhvillohet këtyre ditëve.

I pyeturse kur do të përfundoj pandemia sipas tij, Raka tha se e gjthë kjo do të përfundoj kur të zbulohet vaksina ose ndonjë ilaç.

“Vaksina merr kohë një deri në një vit e gjysmë. Ne kemi me u ballafaqu me pandemi.Por, nëse i zbatojmë masat e parandalimit kapacitetet do të jenë të menaxhueshme, sepse ne e kemi parë që vetëm për dy javë pa një kontrollë, pa zbatim të masave e kemi parë se në cfarë gjendje kanë ardhë kapacitetet shëndetësore të Kosovës.

Paramendo nëse këtë trend do ta kemi edhe gjashtë muajt e ardhshëm. Do të ishte e paimagjinueshme dhe e papërballueshme”, tha Raka për REL.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE