Miku i ngushtë i Hashim Thaçit nuk voton pro liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Parlamenti Evropian, dje në Strasbourg, i ka dhënë edhe një shtytje përpara liberalizimit të vizave duke e mandatuar raportuesen Tanja Fajon që të nisë negociatat me Këshillin e Ministrave për heqjen e vizave për Kosovën.

Në mesin e 22 eurodeputetëve që kanë abstenuar është edhe Arnaud Danjean eurodeputet francez dhe një mik i ngushtë i Hashim Thaçit, nga grupi i partive popullore (EPP), me të cilin njihen që nga koha e luftës.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Një votim i djeshëm në Parlamentin Evropian e ka çuar edhe më tej procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përveç Tanja Fajonit, e cila po angazhohet për të hequr vizat për Kosovën, disponim pozitiv kanë treguar edhe 420 eurodeputetë duke votuar pro, përballë 186 të tjerëve që kanë votuar kundër.

22 deputetë ndërkaq kanë abstenuar përfshirë edhe francezin Arnaud Danjean, një mik i ngushtë i Hashim Thaçit, dikur pjesë e shërbimit sekret francez.

Në një dokumentar të Canal +, Danjean përmendet si agjent që e kishte bërë Thaçin “njeri të francezëve” gjatë kohës së luftës. Por, kjo “lidhja franceze” nuk kishte përfunduar këtu, Thaçi dhe Danjean kishin mbajtur kontakte edhe gjatë kohës sa Danjean punonte për presidentin Sarkozy. Ndërsa, Thaçi dhe Danjean në mars të këtij viti janë parë edhe në Zyrën e Presidentit Macron në Pallatin Elysee ku ishte pritur Thaçi.

Por, si duket raporti i Thaçit dhe Danjean nuk është ndonjë miqësi e mirëfilltë. Ish-agjenti francez, tani i shndërruar në politikan, e ka tradhtuar Thaçin duke mos e dhënë votën pro në Parlamentin Evropian për vizat.

Ai ka zgjedhur të mbajë një qëndrim neutral ose të abstenojë duke reflektuar në këtë mënyrë skepticizmin francez për heqjen e vizave për Kosovën. Ndryshe Danjean i cili thuhet se kishte ndërmjetësuar në raportet ndaj Shërbimit Sekret Francez me Thaçin flet gjuhën serbe dhe mund të thuhet se është specialist për Ballkanin. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq muajve të fundit ishte akuzuar nga politikanë të atjeshëm se pikërisht në Paris ka zhvilluar bisedime sekrete me Hashim Thaçin, pikërisht në kohën kur të dy shefat e shteteve kishin takuar presidentin Macron.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE