Mikullovci befason më këto fjalë për Veselin e Haradinajn

Deputeti më i moshuar i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka thënë se e ka mirëprit paralajmërimin e Kadri Veselit se mund të tërhiqet nga pretendimet për postin e kryetarit të Kuvendit.

“Kadri Veseli ka befasuar në mënyre të këndshme. Më ka ardhë shumë mirë qe ka ardhe në përfundim”, ka thënë Mikullovci për mediet.

Kryesuesi i seancës konstitutive ka thënë se të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe mandatari i PAN-it për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj.

“Haradinaj duhet të tërhiqet. Është proces natyror. VV është parti qe po vjen. E ka numrin më të madh të votave. Vetëm në këtë mënyre mund të formojnë një qeveri të qëndrueshme”, ka theksuar Mikullovci.

“Kurti duhet të bëhet kryeministër. Albin Kurti është Hasan Prishtina i ditëve tona”,ka shtuar ai./Indeksonline/

SHPËRNDAJE