Milaim Zeka e akuzon AKI-në se po e përcjell, ja çka thotë se i publikoi (Pamje)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një deklaratë dhënë Periskopit ka folur për publikimin e një fotografie të tij teksa po bisedon me Naser Kelmendin, i dënuar për narkotikë.

Zeka i ka thënë Periskopit se takimi i tij me Kelmendin ka qenë i rastësishëm, derisa ka shtuar se ajo fotografi, e publikuar në media të caktuara, ka rrjedhur nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Tutje, Zeka ka shtuar se nëse do të donte të aranzhonte takim me Kelmendin, atë nuk do ta bënte në një lokal, por do ta ftonte në zyrën e tij.

“Krejt kjo është rrenë e një medium. Unë jam në një lokal në rrugën B. Në këtë lokal është edhe një deputet tjetër i Kuvendit të Kosovës. Janë edhe disa persona të tjerë. Unë e kam lënë me u taku me disa miq nga Gjermania, nga Drenasi. Isha ulur me pronarin dhe erdh Naser Kelmendi. Unë nuk e di se çka ka të keqe me u taku me Naser Kelmendin. A janë normal këta gazetarë kështu? AKI’ja, e cila është në përcjellje të Naser Kelmendit, na kanë fotografuar edhe e kanë shpërnda atë fotografi. Ajo është në rrugë duke ndejtë. Këta po mundohen me më kompremetu. Unë me lanë takim me të, isha taku në zyrën time, jo në kafe”, ka thënë Zeka për Periskopin.

Zeka, për këtë çështje ka reaguar edhe në rrjetin social “Facebook”.

Aty ka shkruar se nuk e ka problem të rrijë me ‘bosa’ të drogës e prostitucionit, pasi nuk merret me zanate të tilla.

SHPËRNDAJE