Milaim Zeka e akuzon Albin Kurtin për vjedhje

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, thotë se ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka vjedhur idenë e Nismës, kur ka propozuar që deputetët të përzgjedhim një kandidat të përbashkët për Kryetar të Kuvendit për datën 24 gusht.

Zeka ka reaguar ndaj letrës së hapur të Albin Kurtit, duke thënë se propozimi i tij është tallje me publikun.

“Propozimi i Kurtit është vetëm për me ba hajgare, asgjë tjetër. Dhe këtë hajgare, shpresoj që përpos Lutfi Hazirit, askush tjetër të mos e marr seriozisht!”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë i Zekës:

“Albin Kurti e ka vjedhur iden e NISMES

Letra e hapur eshte vetem tallje me publikun

Nuk kam pasur ndermend te shkruaj, te pakten deri diten e merkure. Aresyeja e ketij shkrimi eshte vjedheja e idese, dhe propozimit tim, te bere ne fillim te kesaj jave, nga ana e Albin Kurtit, te VV. Fatkeqesisht, kete karamel te vjedhur, i pari e paska perbi Lutfi Haziri i LDK-se, i cili, kurr nuk kordinohet me partine e tije se çfare duhet te flas. Luta flet ndryshe, Agim Veliu, ndryshe. Luta mundet me fole ndryshe, ama ne emrin etije personal.

Letra e Albin Kurtit, nuk eshte asgje tjeter, perpos qe me ba hala ma lluge situaten ne Parlament. Ashte leter, permes se ciles u bene thirreje deputeteve per me shkele Kushtetuten e Kosoves, qe vetem tash i ka ra ndermend qe na qenka e keqe.

Zbllokimi i situates ne Kuvend, ashtu sikurse kam paralajmeruar ne fillim te kesaj jave, munde te zgjidhet vetem me vullnetin, dhe guximin brenda PAN-it.

Nese Kadri Veseli nuk do te votohet diten e enjte per kryetar, normalisht qe PAN- do te dali me nje propozim tjeter, me nje kandidat qe do te votohej nga shumica.

Si do te tingellonte per publikun e gjere, ne qofte se PAN- do te dale me nje propozim te vetin, ku ne vend te Aida Dergutit te VV, ta propozonim Rexhep Selimin, ose ne vend te Kujtim Shales te LDK se, te propozonim Labinot Tahirin, per nenkryetar te Kuvendit te Kosoves?!

Propozimi i Kurtit eshte vetem per me ba hajgare, asgje tjeter. Dhe kete hajgare, shpresoje qe perpos Lutfi Hazirit, askush tjeter te mos e marre seriozisht!” (sic), ka shkruar Zeka.

SHPËRNDAJE