Milaim Zeka e kërcënon PDK-në: Qe çka mundemi me iu bë

Deputeti i NISMA-s Socialdemokarte, Milaim Zeka, ka replikuar ashpër me deputetët e PDK-së, të cilët kanë munguar gjatë seancës së sotme e që si pasojë, nuk ka kaluar një Projektligj i propozuar nga ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Milaim Zeka i ka thënë deputetit Qoqaj se kanë qenë tre deputetë të PDK-së që kanë munguar.

E si kundërpërgjigje ndaj kësaj Qoqaj i ka thënë Zekës, se “NISMA e ka lehtë me i mbledhë deputëtët në sallë, se i keni vetëm tre deputetë, ndërsa ne jemi shumë, 25 a 26”.

E Zeka si replikë ndaj kësaj, ka thënë se NISMA nuk i ka vetëm tre deputetë, por 6-të, dhe mund të ua thrras mocionin e votëbesimit, për ta rrëzuar Qeverinë.

“ Në kokërr të shpinës iu qesim” ka thën Zeka teksa e ka kërcënuar PDK-në me zgjedhje të reaj, raporton Periskopi.

E pas këtij debate, ka reaguar nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili ka thënë se të dy deputetët po flasin pa u konsultuar me partitë.

“Më duket Milaimi e Neziri po flasin pa u konsultuar me partitë. Ju e keni Fatmirin, na e kemi Kadrinë, mos folni për zgjedhje pa e marrë izën e partisë”, ka thënë Haliti./Periskopi/Veriu.info

SHPËRNDAJE