Milaim Zeka i del në krah Albin Kurtit

Deputeti i Nisma-s, Milaim Zeka e ka komentuar situatën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Ai ka premtuar në FB se do ta votojë Albin Kurtin nëse i bën 60 vota të deputetëve shqiptarë për krijimin e qeverisë. Zeka konsideron se tashmë topi është në dorën e Albin Kurtit.

“Albini vet deklaroi se nuk ka asnje komunikim me Isa Mustafen. Se kah do t i baje numerat Albini, nje Zot e di…”- shkruan Zeka në Facebook.

Ky është statusi i tij i plotë:

Prej sot topi ashte ne doren e Albin Kurtit

Ultimatumi im drejtuar PAN-it per mosbojkotim , piu uje sot. Edhe emri i kandidatit per kryetar ishte, Kadri Veseli, po numerat nuk ishin.

Dy propozime jane interrsante sot per Kuvendin. Propozimi i pare erdhi nga Kadri Veseli per Albin Kurtin: “Bani 61 numera, une terhiqem”!

Propozimi i dyte erdhi nga Bilall Sherifi i NISMES: “Nese Albini i ban 60 numera me deputet shqipetar, per qeveri, vota 61 do jet e imja”!

Edhe voten time e ka Albini nese i ban 60 vota shqipetare per qeveri!

Albini vet deklaroi se nuk ka asnje komunikim me Isa Mustafen. Se kah do t i baje numerat Albini, nje Zot e di…

SHPËRNDAJE