Milaim Zeka: Isa Mustafa bllokues i marrëveshjes

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur për mosarritjen e marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së.

Sipas Zekës fajtor kryesor pse nuk u arrit kjo marrëveshje është kreu i LDK-së, Isa Mustafa, shkruan gazeta online veriu.info.

“Mustafa në momentin që është përzier në këtë çorbë është ditur se do t’i vjen një erë e keqe. Vjosa Osmani është e vetmja që ka pasë mandat që ta zgjidhë problemin e krijimit të Qeverisë me Albin Kurtin”, Albin Kurti mund të marrë vendime pa e pyetur VV-në.

Kurti e ka fuqinë vendimmarrëse çka nuk e ka Isa Mustafa në LDK. Struktura e LDK është e ndërtuar në atë mënyrë që duhet mbledhur një forum për të marrë vendime. Për mua bllokues në këto negociata është Isa Mustafa – humbës do të jetë Albin Kurti”.

Mustafa është bllokues sepse matematikat e tij janë me një stad të veprimit të gjatë, ka thënë Zeka./Veriu.info