Milaim Zeka publikon foto të “Calit” dhe Fadil Syleviqit së bashku: Puna e Speciales është e minuar

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se arrestimi i sotëm i Salih Mustafës është një sinjal serioz.

Zeka përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se personi i arrestuar akuzohet për disa vrasje gjatë luftës dhe një të pasluftës.

“Ky arrestim eshte bere ne kohen kur dosjet e Speciales po shperndahen si thase pasuli. Efekti do te dihet me vone, ama nje gje eshte e sigurte: Veprimi i sotem dergon signale te qarta te ata qe mendojne se puna e Gjykates eshte minuar.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Arrestimi i sotem – sinjal serioz per njereze joserioz

Arrestimi qe ka ndodhur sot ne zyrat e FSK-se, eshte teper serioz. Personi i arrestuar ne Prishtine, sipas burime brenda Prokurorise, akuzohet per disa vrasje gjate luftes, dhe te pakten per nje vrasje te pasluftes, te nje personaliteti dhe zyrtari te larte te LDK/se.

Ky arrestim eshte bere ne kohen kur dosjet e Speciales po shperndahen si thase pasuli. Efekti do te dihet me vone, ama nje gje eshte e sigurte: Veprimi i sotem dergon signale te qarta te ata qe mendojne se puna e Gjykates eshte minuar.

Ka gjasa se arrestime do te kete edhe ne ditete ne vijim.

Ne kete foto jane Salih Mustafa- Cali dhe Fadil Syleviqi.

SHPËRNDAJE