Milaim Zeka tregon se në dorën e kujt është zhbllokimi i institucioneve

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se zhbllokimi i institucioneve është në dorën e Behgjet Pacollit të AKR-së.

Zeka i ka kërkuar Pacollit që ta votojë Kryesinë e Parlamentit duke i thënë se nëse këtë do ia kërkonë Pacolli ndonjëherë, Zeka do e garantonte atë votë publikisht.

Madje, Zeka nuk ka lënë pa përmendur edhe Isa Mustafën.

 

“Mire ashte ai njeri, ne kete moshe pleqerie, me shku ne ate bote, me nje veper te mire!!!”, ka shkruar Zeka ndër të tjera.

Lexoni komentin e tij të plotë:

Zhbllokimi i institucioneve vetem ne doren e Pacollit

Ju kam drejtu para disa diteve, shume njerezisht, Kadri Veselit, per mu terheqe nga posti i kryetarit te Parlamentit. Tash po te drejtohem Ty, Behgjet Pacolli, duke ta njohur kulturen familjare dhe politike: Thirre aresyen ne ndergjegjen Tende, edhe votoje kryesine e Parlamentit, qe Kosova te ece perpara. Votoje, sepse aty i ke pakete te gjithe: edhe te koalicionit LAA, edhe te VV. Pastaj per Qeverine beje si te duash.

Po ta them kete Behgjet Pacolli, sepse ti me partneret e tu, nuk ke asnje marreveshje per me blloku Kosoven. Po ta them kete, sepse, nese diçka varet nga vota ime, dhe ti do ma kerkoja, une do ta garantoja ate vote publikisht.

Ja te flasim ne menyre hipotetike: Qeveria Haradinaj do te deshtoje. Ju do te krijonit nje qeveri teknike, ku vota ime do te vendoste. Une do te kisha mbeshtetur.

Ta mbarojme nje çeshtje teknike, ne menyre qe te ecim perpara. Mendo tek Kosova, pastaj tek vetja, e ne fund tek LAA. Kjo lutje shkon edhe per partneret e tu, sidomos Isa Mustafen. Mire ashte ai njeri, ne kete moshe pleqerie, me shku ne ate bote, me nje veper te mire!!!

SHPËRNDAJE