Milaim Zeka: Xhavit Haliti u intervistua nga Gjykata Speciale

Milaim Zeka ka treguar se janë të shumtë ata që janë intervistuar nga Gjykata Speciale, disa prej të cilëve aktualisht janë zyrtarë të lartë institucional.

“Kanë folur edhe disa veteranë bile njëri është strukturë e lartë në policinë e Kosovës, shumë strukturë e lartë e policisë edhe atë e kanë marrë në pyetje dy ditë dhe atë kur u kthy këtu i kanë thënë disa politikanë: Çka fole në Hagë? Ai ka thënë; CD’në e kam në xhep’, shpjegoi Zeka në Kanal 10.

“Është tjetër muhabet se çka kanë deklaruar”, tha Zeka sipas të cilit, nga Specialja është intervistuar edhe Xhavit Haliti.

“Vazhdimisht Xhavit Haliti ka deklaru në studio, ka thënë se unë s’jam shku në pyetje …unë po të tham se u kon, e kanë marrë në pyetje. Disa e kanë mbajt sekret, disa janë kanë, janë marrë në pyetje dhe e kanë mbajt sekret’, shtoi ai.

Por ku është intervistuar Xhavit Haliti?

“E kanë marrë në Hagë. S’e ka pranuar publikisht asnjëherë por unë po të them se e kanë marrë në pyetje dhe është çështje personale e disa njerëzve që nuk kanë dasht me e bo publike”, tha Zeka.

SHPËRNDAJE