Milani fiton bindshëm ndaj Austria Viennës

Milani ka fituar bindshëm në xhiron e pestë të Ligës së Evropës në Grupin D.

Skuadra nga Milano fitoi 5 me 1 edhe pse fillimisht ishte në disavantazh.

Monschein realizoi në minutën e 21-të për rezultaton 0 me 1, para se Rodriguez, Silva dhe Cutrone në pjesën e parë të përmbysnin gjithçka. Silva dhe Cutrone realizuan edhe nga një herë në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar.

Milani tashmë e ka siguruar fazën e ardhshme në Ligën e Evropës. Pas pesë ndeshjeve, klubi italian ka 11 pikë, katër më shumë se AEK-u i Athinës dhe shtatë më shumë se dy ekipet e fundit në grup, Rijeka dhe Austria Vienna.

SHPËRNDAJE