Me 10 gusht, Milani do të zbarkoj në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me kampionët e Kosovës, Feronikelin.
Ndeshja që planifikohet të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” fillimisht pati një interesim të jashtëzakonshëm, por më pas u zbeh kur u kuptuan çmimet e biletave.
Organizatorët e lojës kanë paralajmëruar se një biletë do të kushtoj nga 35-155 euro, jashtë çdo logjike të ndeshjes miqësore.
Grupacioni më i madh i milanistave në shqiptari, “acmilan-news” që bashkëpunon me grupin zyrtar të MCK (Milan Club Kosova) kanë bërë një sondazh në faqen e tyre në Facebook.
Ata kanë pyetur: Nëse ky çmim konfirmohet, duke i parë kushtet ekonomike në Kosovë, a do të bleni bileta për ta parë Milanin?
Në këtë sondazh kanë votuar rreth 8000 respodent, ku 76% e tyre nuk do të ndjekin ndeshjen nëse këto çmime do të konfirmohen.
24% e tyre, ose më pak se 1/4 kanë preferuar të shohin ndeshjen për kundër çmimit të vendosur.
Kujtojmë se Milani ka luajtur para 2 viteve në Shkup, madje në një ndeshje zyrtare për kualifikimet në Europa League, dhe bileta ka qenë më e shtrenjta rreth 15 euro.