Miley Cyrus kujton ardhjen e saj në Kosovë

Miley Cyrus kujton paraqitjen në festivalin “Sunny Hill”.

Në rrethana normale, festivali “Sunny Hill” do të fillonte sot, por për shkak të pandemisë sivjet nuk u organizua. Në faqen e festivalit janë publikuar fotografi dhe video, në të cilat përmbledhen disa prej momenteve më të mira nga performancat e vitit të kaluar.

Në një prej tyre shfaqet edhe Miley Cyrus, e kjo e fundit e shpërndau këtë fotografi në Instagram, duke e kujtuar me nostalgji atë paraqitje.

Kujtojmë se Miley Cyrus dhe Dua Lipa nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një dueti, madje së fundi janë fotografuar bashkë në studio muzikore.

SHPËRNDAJE